Nga Baton Haxhiu
Vizita e ministrit të Jashtëm turk, Hakan Fidan, në Tiranë, nuk është thjesht një ngjarje diplomatike rutinore. Ajo sjell me vete një sërë zhvillimesh dhe përpjekjesh, thelbin e të cilave mund t’i kuptojmë përmes një vështrimi gjeopolitik.
Në këtë kontekst, duhet analizuar impakti dhe pesha e vizitës, duke hedhur dritë mbi përpjekjet për thellimin e marrëdhënieve ekonomike, arsyen e Binjakëzimit Stamboll-Tiranë dhe ndikimin e çështjeve të pazbuluara gjeopolitike.
Ky është një vështrim në dinamikën e ngjarjeve dhe përpjekjet e Turqisë për të arritur ndikimin në një vend strategjik në skenën gjeopolitike globale, duke lënë gjurmë të thella në Ballkan.
E para; Thellimi i Marrëdhënieve Ekonomike:
E dyta; Binjakëzimi Stamboll-Tiranë:
Përveç agjendës zyrtare, është vërejtur një theks i veçantë në binjakëzimin e Stambollit me Tiranën. Përmendet se çështja e Gylenistëve në Komunitetin mysliman shqiptar e shqetëson Turqinë, duke sjellë sfida dhe nevojën për bashkëpunim me SHBA-të.
Koordinimi Turqi-Washington do një kordinim konkret në Marrëveshjet e pazbuluara për problemet me Komunitetin Mysliman shqiptar, që tregojnë një koordinim të ngushtë mes Ankarasë dhe Washingtonit, sidomos si partnerë të NATO-s. Përfshirja e SHBA-ve sugjeron një përpjekje për të konsoliduar ndikimin e tyre në rajon.
E treta; Përkrahja nga kryeministri Rama:
Një aspekt i rëndësishëm është përkrahja e operacionit nga ana e Kryeministrit Rama, që shfaq mundësinë e thellimit të bashkëpunimit turko-shqiptar në nivele të ndryshme.
Perspektiva e Vizitës së Hakan ka potencialin për të forcojë këtë bashkëpunim dhe të ndikojë në dinamikën gjeopolitike në Ballkan.
E katërta;
Çështja e Komunitetit mysliman shqiptar dhe Tematika e KMSH-së tregon një përpjekje të Turqisë për të ndikuar në zhvillimet fetare dhe politike në Shqipëri. Hapja e Xhamisë së Namazgjasë duket të jetë një hap në këtë drejtim.
E pesta;
Gjeopolitika Rajonale dhe Bashkëpunimi me Bullgarinë dhe Rumaninë.
Vizita e planifikuar në dy vende të Bashkimit Evropian, Bullgari dhe Rumania, tregon një orientim drejt pastrimit të Detit të Zi nga minat lundruese, duke pasqyruar ndikimin e Turqisë në skenën gjeopolitike rajonale.
E gjashta;
Kosova dhe Armatimi është pike esenciale;
Zhvillimet në Kosovë, përfshirë blerjen e dronit turk dhe armatimeve nga SHBA-të, reflektojnë ndikimin dhe ndërhyrjen e Turqisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke pasqyruar një lojë të kompleksuar gjeopolitike.
Kërkesa e Turqisë për Hapësirë dhe Përkrahje janë elemente thelbësore te kësaj vizite. Përpjekja turke për të siguruar hapësirë dhe përkrahje, duke përfshirë kërkesën nga Kryeministri Rama, shfaq mundësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe rolin e Turqisë në skenën gjeopolitike rajonale.
Prezenca e Turqisë shpreh ndikimin e thellë të Turqisë në zhvillimet politike dhe gjeopolitike në rajonin e Ballkanit dhe jep një vështrim në përpjekjet për të arritur një pozicion strategjik në skenën globale.
Modeli Otoman, që së pari ushtria dhe pastaj xhamia, po shijohet me modelin diplomatik. Edhe vizita fillon në xhami dhe pastaj të tjerët. Komunikim brutal otoman në shekullin modern të botës gjeopolitike.
Ka ndërruar vetëm forma.
Po ti, Baton Haxhiu, ku je ?
A ja ke bërë vehtes këtë pyetje ?
Mos je dreqi dhe shejtani bashkë (dy në një) që hiqesh si engjëll i veshur me perla xhevahiri ?
Mos je një m…. me kostum të parfumosur ?
Shiko vehten njëherë, dhe mundohu të reflektosh disi, sepse ke disa kohë, që ke rrëshqitur.
Mos po këthehesh në gjobëvënës ? – Në mos je këthyer de fakto ?
O Baton, si të thotë Sali Berisha ty mo ? – Baton Stanishiqi ? -Ha ha ha haaaaa…..a e di se edhe mund të ketë pakëz të drejtë, nga që i di mirë këto punët e spiunazhit, se vetë ai, është kryespiuni serb në Shqipëri.