Demokrati Gjergj Hani, ish-kandidati për kreun e PD-së, ka analizuar situatën aktuale politike, kaosin e shkaktuar në Kuvend nga deputetët, por edhe fatin e Partisë Demokratike.
“Personat në fjalë nuk i quaj deputetë, kur ti dhunon një institucion të shenjtë siç është Parlamenti aty ku flitet për problemet e qytetarëve, ti e bllokon dhe sulmon vetë institucionin. Nuk është se z Bardhi dhe Z. Noka kanë sulmuar z.Açka por përfaqësues të popullit, pra ke sulmuar shqiptarët. Kjo tregon se në Shqipëri nuk ka zënë vend demokracia”-tha Hani.
“Nuk pretendoj me këtë të përfaqësoj PD, por qëndrim individual, për mua çështja Berisha nuk ekziston më, përpara 33 vitesh shqiptarët trokitën dhe kërkuan të pranoheshin në shtëpinë e perëndimit. Politikisht e konsideroj të vdekur.”
Demokrati foli edhe për ish-rivalin e tij, Lulzim Bashën.
“Unë u futa në zgjedhje se nuk pranoja heshtjen e tej zgjatur të zotit Basha, ka gabime strategjike, si dhënia e dorëheqjes, por meriton një përgëzim që pati kurajon që të pranonte që ishte peng. Mbeta i befasuar dhe nuk mund ta fsheh që më pëlqeu ndonëse nuk e kam njohur kurrë por nuk mund të paragjykoj askënd”./m.j