Nga Agron Gjekmarkaj
Një habi e madhe u shfaq para nesh sapo mberritem në Kuvend. Një burrë i gjatë dhe një tjeter i shkurter, këtë dallim e bëmë kur në këmbë u ngritem, në anë të nderteses me nga një kokore të hirtë nga ato që mbante ushtria e kuqe në kokë , batani mbi supe po ngroheshin pranë një zjarri bërë me zhumile.
Madje kishin vënë nje zhezve dhe zien kafe turke. Ishte Kosta i Gramozit dhe Lindites me Genc Gjonçajn. Po ju more që dukeni si xhinder ç’bëni ketu? “Po ja ç’te themi u gjegjen pothuaj njëzëri. Deputet e PS- kanë ardhë që mbrëmë.
Ata janë strukur brënda, qajnë e lebetiten dhe pyesin a thua do dalim më gjallë nga ketu dhe stresin e mbysin me të ngrëna. Ne të dy si më trima falë edhe Kronikes vendosem të bëjmë roje në rast mesymjeje nga fanteria e Kryezevendes Liderit Muli.
Si po vinë punet tha Genci vetem ne i kemi mbetur Babos besnikë që jeten e japim po partinë kurrë”.
Nga cepi i syrit të majtë të Kostes u pa një lot që u rrokullis si ortek drejt tokes. Dy kallashnikollë i kishin mbeshtetur në mur. Aty kuptova fuqinë e besimit.
Tensioni vibronte në ajer. Mungesa e Jorushit të Tabakeve ma bëntë më perzhitur ekzistencen e më shumë se ajo pikëpyetja në e kishim merituar pikellimin e saj sot, në të dënjë ishim per merzinë që mbeshtjellë e ka?!
Në krah kisha Liderin që kerkon perspektivë Gazin po nuk ishte e njëjta gjë. Jorushi është jeta, rruga dhe e verteta. Ajo nuk më qorton kurrë. Ai më pa vënger, klithi “lufto aty se nuk të mbroj më kur luftetaret e lirisë të të zhdëpin si oportunist! As Salianji s’të bën derman po nuk shtyve si dem Sukthi dhe ta marresh garden perpara”.
U ktheva të shoh ku është ai viran po nuk e pashë, me leshuan këmbet. Nejse mblodha veten dhe mermerita ” jam trim , jam trim do të luftoj deri në agim” dhe u turra.
U hap fjala qẽ gardistet do na respektonin duke na qelluar poshtë nga këmbet me putra. Që llaf i lig, nuk ndodhi. Po një komandant i tyre qerratai na rraste duart ngado, “avash more ashik i thashë se nuk ndiej lezet nga duart e burrave, boll me gudulise, he të plaçin sytë , nuk u bë gjithçka sadomë e gomorrë”
Lefter Geshtenja kerkonte me ngulm të hynte brënda. U drejtohej rojave , “jam Luli më lini të hyj”. Polici, fuste doren në xhep nxirrte një foto dhe i pergjigjej , “nuk je Luli se Tao vetëm për këtë burrin në resme ka dhënë urdher që të hyjë lirshem e me temenara, madje i ka kerkuar Babos që ti vërë edhe muzikë e dy valltare, një para një pas që tunden ritmi , si tek samiti i diaspores ku patrioteve u bëhej syri thengji e çakerr, po Babo paskesh thënë bah nuk është ai per keto punë i ka zët gratë dhe ahengun”.
Deputeti ynë nuk ndalej “ore jam Luli” vazhdonte Lefkua , ai prape doren në xhep e fap foton e keqyrte, “ja ky ka flokë shumë, pis të zi, të lyer ti je gjysem tullac”. Lefkua insistonte po mi zhgulen militantet e PD në rrugë, ç’të bëj?! Ai ” jo jo, shko behu si ky që kam në foto dhe eja”. Lefkua” po kush bëhet si ky mo burrë, eja me merr ç’te kem , me shpi e katandi po si ky nuk bëhem dot”!
Dash Sula me perparse të bardhë , stetoskop dhe një tufe qepe në krah na hijeshoi oborrin. Pyesnim veten jemi në endërr ? Këta duan të na heqin Doktorin ky vjen si Doktor. Po Dashi ishte mbyllur në hermetizmin e tij simbolik dhe nuk jepte xhevap.
Hymë brenda ! Ç’te shihnim?! Salla e Parlamentit ngjante me një kapanon, dyshekë per tokë, Ismet Beqiri si perfaqesues i vegjelisë flinte mbi dysheme, Baftua kishte shtruar byk dhe gerrhiste, kanoçe, duhem sallami , firome grishe vertittwahin pranë Klosit, hudhra e raki pranë Bujarit të Lushnjes si evlat rajaje, paçe plenci te Xhemali, bishta cigararesh tek Laerti dhe dy kupa të qarash plot. Vetem pranë Mimi di Puccinit dhe Etildes ndihej një aromë dolçe , oaz profumi që trazohej herë pas here nga gromësirat e Nasipit si tufan. Më vonë Nasipi luajti një rrol shumë destruktiv. Ai një dy na shfokusonte ” erdhi Luli” dhe Gaz Bardhi brofte tek dera kryesore.
Apo nuk është i bëshem ai Jezit.
Çuçi e Toni luanin spathi me letra. Braçe me Xhafen domino. Eri ankohej “ti bën me hile gjithmonë” dhe kthente e pyeste Antoneten a “erdhen të keqinjtë Ina me Elden më thuaj të fshihem”. “Të mbroj unë pa merak vazhdo lojen ti”.
Damua kishte ndezur një puro e meditonte i heshtur si erdh kjo punë?!
Tao kishte lyer dy feta buk më gjalpë dhe reçel, i hante si i babëzitur nën shikimin e vuajtur të Ulsiut që po i shkonte goja lëng. Çyrbja pertypte fara lule dielli pa fjalë.
Bela gjithë naten ishte krehur dhe rezultati dukej. Niko , Ogerta dhe Tezja kishin bërë jatak pas banakut të Qeverisë pasi Margeriti u kishte premtuar që deren anësore e mbaj unë veç po kaluan mbi trupin tim atëherë s’ka më gjumë. Nikua dridhej ” do me rrahin do me rrahin” Ogi i paskesh dhënë pak ilaç gjumi e ashtu gjumi e kishte keputur mes të çirrurave. Elisa si xhind e motivuar nga Kongresi ku Babo e nxorri të hapte, ishte lidhur per karrigen e tij , lyer me benxinë dhe nese e shihte pisk fap flaken dhe as ndënjesa as ajo nuk do binin të gjallë në dorë të armikut. Ajo pagjumesi filxhan ja kishte bërë synë e zi.
Arben Pellumbi hapte me gojë dhe leshontë një pasthirrme të pafajshme.
Kryezevendes Lideri na bëri me shënjë ta ndiqnim kur befas u shfaq Babo hijërënde si nata. Nuk i leviste asnjë muskul. Të vetet vdiqen të gjithë njeheresh. Vetem Tao fliste me Lulin , “u nise , erdhe , ku je, garda ka bërë kordon, mos me turpero, kam dhënë fjalen që vjen, mos ma bëj këtë, të sjellim me një dron Bajraktar?”
Ai nga ana tjeter i shkruante ” Jo jo kam frikë nuk mundem, të lutem më fal, frika është njerzore, Blerina me shkruan që më kanë zënë rreshtin. Meqënese ra fjala sa gocë e mirë ajo edhe darkat na i paguan në Strasburg kur jemi delegacion”. Tao vazhdonte ” Eja je në besen time, Babo më ka thënë mos harxho kohë me atë por unë i kam premtuar, mos ma bëj këtë, mos të votojmë kunder Doktorit vetem ne socialistet ?! ”
Luli ja kthente ” Blerina me shkruan po me presin me miell unë sa i kam lyer floket , madje parrukierja uli qepenat që të mi bente fije per fije, kanë marrë dhe bojë e veze, ku të mbytem unë i ziu?”.
Tao “më tuperove që mos pafsh më ditë të bardhë, vulen ta dhashë që mos e gezofsh, te ambasadoret të mbroj, këta të ish partisë tënde i ndeshkoj, ç’të bej më?”. Ai ” Kam frikë vlla kam frikë bëma kabull”.
Pas kesaj seance Doktori që vjen nga historia po shkon drejt së panjohures e pas tij gjithë Opozita.
Ky Gjekmarkaj eshte nje h..e e ndyre qe qelb gjithe dynjane