Deklarata e disa javëve më parë e analistit Arjan Curri në emisionin “Top Story” të Gruda Dumës, ku implikonte emrin e politikanit Behgjet Pacolli, në vrasjen e Liridona Ademajt nga bashkëshorti Naim Murseli, hapi një “front” reagimesh mes palëve.
“Pas një udhëtimi të gjatë, vura re një grumbull lajmesh dhe opinionesh të ndara kohët e fundit. Gjithashtu kam vënë re se disa individë, me qëllime të këqija, me shpifje dhe deklarata të pasakta të shfaqura në TV, tentuan të më shantazhojnë dhe të kontaminojnë emrin tim dhe të poshtërojnë integritetin e familjes sime.
Ju zoti Arjan Curri që nisët këtë akt të shëmtuar me shpifjet dhe gënjeshtrat tuaja nuk keni të drejtë t’i shkaktoni vuajtje familjes sime, veçanërisht djalit tim të vogël, i cili tani është bërë objekt bullizmit të vazhdueshëm, nga miqtë e tij për shkak të deklaratave të juaja false dhe mashtruese, Zotëri, une nuk ndaj vlerat tuaja, unë kam një familje me tradita të forta dhe do të punoj për të ju sjellur para përgjegjësisë për krejt këto vuejtje që i shkaktuat fëmijëve dhe familjes sime.”, shkruan në reagimin e tij Pacolli.
“U njoftova nga kolegët dhe pashë me habi një qëndrim të Behgjet Pacollit, i cili më akuzonte nominalisht (me emër) se me deklarata të mia të rrejshme, i kam lënduar familjen. Bashkë me kolegët, e pamë disa herë emisionin Top Story nga Grida Duma, ku diskutohej për vrasjen makabre të Liridonës, e dyshuar nga i shoqi, në sy të fëmijëve. Në asnjë deklaratë timen nuk gjetëm asgjë të thënë prej meje, që të mbështesë insinuatat që z. Pacolli bën për veten, madje nuk e kuptojmë pse ai e ka përfshirë veten në këtë histori?
Në të gjithë botën, mediat serioze, kur ka vrasje të kësaj natyre, që tronditin opinionin publik, marrin në analizë çdo pistë të mundshme dhe kur për vrasje akuzohet një këshilltar ministri, ato hetojnë të kaluarën e vrasësit, si u promovua ai në politikën e lartë, mbi çfarë kriteresh dhe meritash, për cilat kontribute shoqërore apo shkencore, cili ishte kurrikulumi i tij, a ishte ai psikolog, politolog, fizikant, analist, a kishte ai një karrierë të spikatur në shkencë, art apo politikë? Si ka mundësi që ai shfaqet kudo në korridoret e politikës në Prishtinë, madje edhe në sallonet mondane ndërkombëtare? Askush në këto raste nuk mund të ankohet pse media e lirë bën punën e vetë, sidomos një politikan.
Për një gjë, megjithatë, Pacolli ka të drejtë, ne nuk ndajmë të njëjtat vlera. Ai ka përparësi lekun, unë njeriun. Edhe unë jam kumbar në një familje shqiptare, kumbari e adopton shpirtërisht fëmijën që i pret flokët, bëhet si babai i tij para Zotit. Ai gjendet në çdo çast të lumtur dhe të trishtuar të familjes, me të cilën lidh këtë miqësi të shenjtë. Nëse, larg qoftë, do t’u ndodhte një tragjedi e ngjashme, që la pa frymë çdo shqiptar, unë do të ndërprisja çdo aktivitet biznesi dhe do t’u gjendesha pranë, mund të humbisja ca parà, por do të fitoja respektin dhe nderimin e gjithë shqiptarisë. E inkurajoj Behgjet Pacollin të mbështesë median e lirë, në kryerjen e detyrës së vetë, në kërkim të së vërtetës, si njeri i ekonomisë së tregut të lirë që është. Nëse mendon ndryshe, le t’u drejtohet organeve të drejtësisë, por e përsëris, unë mbaj përgjegjësi për ato që them vetë, jo për imagjinatën e rrjeteve sociale.”, shkruan Curri.
/f.s
O Curr duke marr neoer goje nje sere njerzish nuk besoj se do njeriun dhe jo parane.Mos kujto se del tek Cani dhe Duma je perfaqesues absolut i te vertetes. Meri shtruar gjerat dhe njerezve mos i bjer ne qafe por analizen bazoje ne fakte dhe jo ne aludine