• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“SPAK indiferent ndaj sulmeve politike!”, analisti për Dumanin: Një prokuror që nuk ka marrë asnjë dhuratë, fat për shoqërinë shqiptare

by S T
23/11/2024 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Namir Lapardhaja foli në Report Tv mbi intervistën e mbrëmshme të kreut të SPAK, Altin Dumani në RTSH. Lapardhaja më herët shkruajti dhe një shkrim duke vlerësuar Dumanin për fisnikëri në përgjigje të sulmeve nga politika, Meta dhe Berisha.

‘Ai është shkrim nuk është vetëm për intervistën e mbrëmshme por në vazhdën e punës deritashme të SPAK në drejtimin e Dumanit. Përgjatë kësaj kohe ka pasur sulme disproporcional në adresë të Dumanit nga politika dhe subjektet e hetimit të SPAK. Këto subjekte janë investuar edhe me njerëzit e tyre në media duke na portretizuar një Duman nga epitetet më të ulëta dhe si mashë e qeverisë. Për të dhënë kontrastin me çka është dhënë kam zgjedhur dhe atë titull ‘Fisnik Dumani’ për ti dhënë kontrast me epitetet negative që i janë vënë. Sa e drejtë dhe e vërtetë dhe e mbështetur në ligj është puna e SPAK duhet parë kush e sulmon SPAK.’

Lapardhaja thekson për Esmeralda Dodaj se Dumani është i pakorruptueshëm dhe është një fat për shoqërinë shqiptare.

‘Klasë politike në 34 vjet e ka thyer besimin e publikut dhe shqiptarëve duke mos ia kthyer besimin në shërbesa por duke u pasuruar në mënyrë ekstreme. Kemi një prokuror që nuk ka marrë asnjë dhuratë dhe detyrimin ligjor që është mbi 100 euro. Nëse do kishte qoftë dhe një të çarë të vetme ku të ngulej leva dhe dalta e sulmeve do e kishin thërrmuar Dumanin, por është një figurë fat për shoqërinë shqiptare.’

Dje Dumani konfirmoi sipas Laparadhasë se ai dhe prokuror të tjerë të SPAK nuk shohin televizor.

‘Dje konfirmoi një tjetër shkrim timin, që SPAK dhe Dumani nuk shohin televizor dhe janë indiferent dhe nuk ndikohen nga akuzat politike. Ajo që mungoi për 34 vite ishte drejtësia në nivele të larta dhe pandëshkueshmëria e kateve të larta. Fakti që Dumani dhe të tjerë janë indiferentë ndaj sulmeve politike është lajm i mirë.’

Opozita që sulmon Dumanin është në konflikt interesi me të.

‘Opozita është thellësisht e fragmentarizuar. Flasim për atë fragmente që janë në konflikt me zotin Dumani dhe ka një pjesë tjetër që është në mbështetje të SPAK. E sulmojnë Dumanin si njeri të amerikanëve. Vetëm në ‘45 u ekzekutuan kundërshtarët si mbështetës të amerikanëve. Dumani dha përgjigje që një prokurori të mbështetet nga SHBA nuk është lajm i keq. SHBA mbështetin institucionin dhe drejtësinë dhe krijesën e tyre që është reforma në drejtësi. Fatmirësisht që SPAK mbështeten nga amerikanët pasi mund të mbështeten dhe nga Rusia apo Irani.’

Ndërsa mendon se Dumani nuk donte të jepte ndonjë mesazh.

‘Nuk mund duk që ishte intervistë donte të jepte mesazhe. Ai tregoi ato që ai ka dhe bën në përditshmërinë e tij.’

Më tej komentoi dhe vendimin e Apelit për Berishën.

‘Nuk jam në gjendje të deklaroj si ishte vendimi i Apelit. Atje ka jurist të zotë por që kanë dhe koherencë me vendimet e gjykatave të tjera. Nuk kam çfarë komentoj për vendimin e Apelit. Ajo që vërej se Berisha si kurrë më parë nuk sulmoj një gjykatë para vendimit të saj. Ai më parë sulmonte me retorikën qoftë trupën e gjyqtarëve apo gjykatën, nuk e pamë këtë sulm në gjykatën e Apelit. Kërkoi largimin e një gjyqtareje, nuk kërkoi të tërhiqej relatori, një person që ka qenë pre e sulmeve të Berishës. Sulmet i bëri pas daljes së vendimit. Gjatë kësaj kohe ka pritur një përgjigje tjetër nga Apeli apo garancia që ka kërkuar nga pushtetit. Dhe vetë kryeministrit Rama nuk i intereson një Berishë i izoluar.’

Sa i përket takimit të Ramës nesër me diasporën në Londër, analisti u shpreh se kryeministri po takon mërgatën që ka krijuar vetë në Angli.

‘Rama po zhvillon takime me diasporën por nuk kemi të qartë modulin apo si do votojë diaspora. Kërkesa për të votuar është legjitime, por në gjykimin tim gjatë viteve është eksportuesi më i madh i shqiptarëve në të gjithë botën. Po shkon të takoj mërgatën që ka krijuar gjatë qeverisjes së tij.’

Next Post
Protesta para Kryeministrisë/ Berisha në arrest shtëpie, ua “besoi” militantët Nokës e Bardhit

E marta e kiametit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In