Ka ndërrur jetë në moshën 33-vjeçare trajneri i basketbollit në Kosovë, Illmen Bajra.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi i basketbollit Proton Cable Prizreni përmes rrjeteve sociale.
Në reagim thuhet se 33-vjeçari do të kujtohet si shembull i punës, pozitivitetit dhe mikut të mirë.
“Para pak çastesh në moshën 33 vjeçare ka ndëruar jetë trajneri Illmen Bajra. Klubi basketbollistik Proton Cable Prizreni shpreh ngushellimet më të sinqerta familjes Bajra dhe gjithë komunitetit të basketbollit.
Ikja e parakohshme është një humbje e madhe për ne dhe basketbollin. Trajneri Bajra me sukses drejtoi skuadrën e Bashkimit , ishte pjesë e përfaqësueses njëherit edhe gjysë sezone ishte në stafin e trajnerëve edhe te skuadra jonë.
Thellësisht të pikëlluar do e kujtojm Illmenin si shembull i punës, pozitiviteti e një miku që gjithmonë do jetë në zemrat tona. Pusho i qetë!”
/a.r