• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Peleshi si Balla: Të rritet mosha e përfituesve nga kreditë me zero interes për strehim

by A R
20/12/2023 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një në tre aplikantë ka përfituar nga kredia me zero interes nga Forcat e Armatosura. Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, gjatë ceremonisë për akordimin e kredive të buta për strehim. Në fjalën e tij, Peleshi theksoi se janë pranuar 92 aplikantë dhe kjo do të vazhdojë deri në plotësimin e të gjitha nevojave për strehim të personelit ushtarak.

“Janë pranuar 92 aplikantë. Një në tre aplikantë është përfitues. Kjo do të vazhdojë deri sa të plotësojmë nevojat për strehim të personelit ushtarak. 34 vjeç është mosha mesatare e përfituesve”.

Ai mbështeti kërkesën e ministrit Balla për rritjen e moshës së përfituesve dhe tha që edhe mosha e rekrutimit në Forcat e Armatosura do të rritet nga 27 në 30 vjeç.

“Edhe unë jam dakord me kërkesën Ministrit të Brendshëm që mosha e përfituesve të rritet nga 40-45 vjeç, se kemi pasur disa të skualifikuar për shkak të moshës dhe çuarja në 45 vjeç do të rrisë numrin e përfituesve nga kjo skemë. Ashtu si pranimi në FA ka një limit në 27 vjeç, me ndryshimet e reja do të shkojë në moshën 30 vjeç”.

Ministri renditi edhe disa nga përfitimet e deritanishme të ushtarakëve, nga rritja e pagës te trajtimet shëndetësore dhe trajnimet për rritjen në karrierë.

“Rritje me 40% të vitit të kaluar të pagave, rritje historike që kanë çuar pagën e tyre në nivelet më të larta në rajon dhe kjo do të vazhdojë deri sa të shkojmë në hapësirën e vendeve të NATO-s. Trajtim shtesë për vështirësi dhe raste të veçanta. Pagesë papunësie për bashkëshorten kur humbin vendin e punës gjatë transferimit. Fëmijët nën 18 vjeç u lind e drejta për të përfituar trajtim financuar. Mjekët e ushtarakët tanë trajtohen me trajtim mjekësor për raste të veçanta si në Turqi ku ka marrëveshje për të trajtuar 100 ushtarakë në vit. Hapje e një laboratori modern mikrobiologjik për të trajtuar falas të gjithë personelin mjekësor pranë Spitalit të Traumës. Fëmijët e ushtarakëve të rënë në krye të detyrës përjashtohen nga pagesa e shkollë, kanë prioritet në shtëpitë e pushimit të ushtarakëve. Trajtohen me pagesë dhe studentët që në moshën 18 vjeç jo vetëm që shkollën e kanë falas, por marrin edhe pagën bazë. I gjithë personeli ushtarak përfitues i kurseve dhe trajnimeve të zhvilluara jashtë vendit për rritjen e tyre në karrierë”.

/a.r

Next Post
VIDEO: Albin Kurti fishkëllehet dhe goditet me letra teksa flet LIVE

VIDEO: Albin Kurti fishkëllehet dhe goditet me letra teksa flet LIVE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza e The Guardian: Zelensky dhe Netanyahu në Uashington, mes pasigurisë së politikës së Trump

Analiza e The Guardian: Zelensky dhe Netanyahu në Uashington, mes pasigurisë së politikës së Trump

July 29, 2026
Nëntori i mirë dhe i keq i shqiptarëve

10 impresione për filmin “Odisea”

July 29, 2026
Çmimet e veshjeve “fluturojnë”, Shqipëria bëhet më e shtrenjta në rajon

Çmimet e veshjeve “fluturojnë”, Shqipëria bëhet më e shtrenjta në rajon

July 29, 2026
Tmerr në Greqi! Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

Tmerr në Greqi! Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

July 29, 2026
Epoka e bollëkut ka mbaruar, arsyet pse çmimet e karburanteve do vazhdojnë të mbeten të larta

Miliona fuçi naftë në rrezik, vendet e Gjirit ofrojnë pagesë për të shmangur krizën

July 29, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

Pukë, sherri për tokën përfundon me tre të plagosur dhe arrestime

July 29, 2026
Xholi rrëfen në KLP çështjet e bujshme që ka hetuar: Nga vrasja e 6 policëve tek rrëmbimi i biznesmenëve

Adnan Xholi, kandidat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Dorëzon aplikimin në KLP

July 29, 2026
Tërmeti në Japoni/ Shkon në 13 numri i viktimave, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

Tërmeti në Japoni/ Shkon në 13 numri i viktimave, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

July 29, 2026
“Do turpërohesha po të kisha shkruajtur skenarin”, përkthyesja e “Odisesë” kritikon ashpër filmin

“Do turpërohesha po të kisha shkruajtur skenarin”, përkthyesja e “Odisesë” kritikon ashpër filmin

July 29, 2026
Trump ndalon importin e robotëve humanoidë nga Kina

Trump ndalon importin e robotëve humanoidë nga Kina

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com