Nga Agron Gjekmarkaj
Të gjithë e patë Kongresin e PS-së sesi Babo i madh që ju shtoftë ymri, kamja e bereqeti u kujdes të merziste e të gezonte kë desh e sa desh.
Një natë perpara kishte kaluar orë pagjumesie. Të lehurat e qenit objekt sherri me komshinjët në Surrel nuk e kishin merzitur dhe aq. U turren xhandaret ta kletasnin por u dha urrdher të rrinë aty. Me një velenxe të dhirtë e të trashë supeve u këllas në një kanape. Laps e leter mori e filloi të bënte skenarin e kongresit. Aty e zaptuan të qeshura dhe humori i mirë ja hoqi mahmutllekun. Ja i tha vetes do nxjerr Elisen ta hapë, ajo do të gezohet të gjithë do të merziten po do bëjnë si të gezuar. Respekt kam tha për gjendjet psikologjike të trazuara. Ministrat do qasë vë në tufë dhe si drejtues paneli do u vë ndonjë si Shalsi apo të panjohur që tu masin kohen dhe tu bëjnë qortime e komente. Disave do tu ndryshoj ulëset kush rri afer e kush rri pranë tij dhe sikur i fanepseshin pamjet e perzhitura të shumëkujt.
Taon do ta afroj si Kadri Hazbiun pasi i punoi qindin Mehmesë. Klosin do e nxjerr dy here të flasë që të argetohet njerzia dhe ti dalë turpi gjithkujt që aspiron të foluren publike. Po me këtë Xhafen ç’të bej? Eeee komunist i vjeter ai , po nuk pa dekretin e firmosur saken se e lyen rroten. Le të rrijë mes të gjalleve e të vdekurve dhe një hëm leshoi. Po ky Nikoja?? Më është bërë si shporet pesëmijëlekesh që e marr me vete sa herë nderroj shtëpi. Në anë nuk është keq. Damon si Nesti Nasen po e lë në rreshtin e pestë. Ky Ditmari do vijë s’do vijë është bërë si Nako Spiro herë më duket hero e herë tradhetar. Gramozi me duhet për dekor si portreti i gjyshit në mur. Mimi di Puccini po kjo? Le të ulet diku as afer as larg si simbolike brezash në ikje. Një dyshim e breu gjatë në mos duhej tu vinte edhe muzike e ca valltare që e tundnin atë firaun bel me të keputë shpirtin apo jo? E la per jo. Margeriti më mirë me xhubletë apo allafrënga. E la allafrënga.
Majko kudo që të rrijë s’ ka problem mermeriti e qeshura e tij me dhe pa shkak do bjerë në sy po aq sa floket e bardhë. Ermua që çmon më shumë verërat e Beratit sesa të Burgonjes keto kohë që Tao i ka shtuar dhe rojet meriton një kënd ku ta kapë kamera. Helbete guximi i saj pamatë për ti vënë gjoksin të pabërave meriton respekt.Blerina i duhej diku për ngjyra ky ajo rozë të bënte kontrast me të zeze e kostumit të Manastirliut. Dilua dhe Baftua diku lart si perfaqesues të puntorisë e fshatarësisë nuk ishin keq aty lart. Çuçin si bari të grupit do e vë si në qendër që ta rrethojë grigja. Sikur ti them të vërë një gunë e një qylaf do dukej tamëm bari toskë. Po kesaj Bushkes çfarë ti gjej? Aty ngeci pak.Pastaj befas sikur u ngroh. E le aty ku me duhet një njeri që qesh dhe gezohet. Kongresi duhet të shfaqë optimizem. E kombinoi me Antoneten. Një nga një pa fjalet që stafi kishte pergatitur per ministrushet dhe ministrushat. Pffff , ju duken të cekta dhe të rendomta…! S’ka gjë u bind më mirë të duken të vertetë, të thjeshtë e të ceket siç janë në të vertetë, kesisoj kuptohen më mirë. Do flas vetë nja dy orë të mira e tek e fundit populli të kuptojë jam unë pa janë ata, të ma dinë hallin që po terheq një karrocë me goma të shfryra. Po Etilden i regetiu një dileme. Tek zona që i perket të shkuares apo tek ajo e iluzioneve per të ardhmen. Diku ku nuk kuptohet më mirë mendoi. Do ta quaj Kongresi i fitorjeve dhe i vazhdimësisë. Ashtu u bë. Gjithçka per fill e per pe.
Një ngjarje e verdhe po zhvillohet mes Tezes dhe Spiropalit e cila u bë subjekt i dy këngeve nga grupi i Bënçes thirrur nga një ziafet i shoqates së Laberisë. Asnjë këngë per Tezen e cila herë pas here heq vallen, kruan zënë dhe ja merr vençe me putir në dorë e kërmë të pjekur nga vetë Termeja. Ajo po kalon në sitë çdo info për të kapur domëthëniet , valencat politike dhe në ka gisht Babo a jo!! Ky hetim po ja shkrumbon qetësinë. Një e papritur e tillë e detyron atë të shaqet më e gezuar, më socialiste se socialistet se nuk i dihet më mirë të mos e japë veten.
Grimca e copa ketej nga ne.
Jorushi i Tabakeve keto ditë është në atdhe ndonëse me zemer të madhe, tym i del prej saj nga marazet e partisë. Mendimet i dalin të forta si ballë kazani por ajo mbetet e butë si hardhi.
Salianji u kthye nga Amerika. Diçka bluan në kokë qerratai. Kur ta marrim vesh se çfarë do ketë nderruar ide.
Kryezevendes Lideri Muli është shfaqur i trishtuar por i paepur. Me një bilbil solli një mije veta para Kuvendit. Nderkohë që sulmon autokracinë në kokë ka idera për neser.
Gaz Bardhi Lider që kerkon një perspektivë është shendoshur ca , ka vënë një grime bark topolak po mendimet i ka të holla e plumb për armikun. Seç po germon. Do ja degjojmë krismen.
Albana është gjithnjë e më e pikelluar. Luan Baçi gjithnjë e më trim. Fred Xhaferi hijeve është me i dukshmi. Bernard Banushi ka filluar të shkruaj kujtime per dacin e tij , Terminatorin atë martir të sevdasë që tanimë tretet. Kosta i Gramozit dhe Lindites edhe para Krishtlindjeve beson që nuk është keq të jesh i krishterë por të jesh grek është më mirë. Dash Sules i kanë shterrur lotet per byrekun që penaionisti se ka dhe gati është të bjerë theror per drejtësi. Unë dhe Helidon Bushati si gjithmonë bëjme kryq në ballin tonë. Isuf Çela nuk ngutet, prej burrnisë e jo prej tutet. Bujar Leskaj është bërë i heshtur. Tritani optimist. Mond Spaho i dashur. Lefko Geshtenja jeton diten brënda një autokritike të thellë.
Mark Marku me cinizmin që e karakterizon dhe pa qeshur tha një si Alimehmeja është derman per opoziten.
Po Bora pse nuk foli në Kongres? Babo e kishte harruar. Jo gjithmonë harresa vjen për keq. Një natë me Tomorr Alizonë i cili kur nuk perton të flasë thotë gjëra me një barrë mend bëmë konak të Zonja Gride në “Top Story”. Kuja dhe të qarat që leshuam rreke kur iku nga politika të drejta kishin qënë.