Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se nuk mund ta parashikojë se krahë kujt do të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2025, mes Berishës apo Bashës.
Komentet Tabaku i bëri në “Euronews Albania”, ku tha se ajo vijon të ketë të njëjtin qëndrim, se PD duhet të shkojë e bashkuar në zgjedhjet e ardhshme, pasi sipas saj, kjo është e vetmja mënyrë të mposhtet maxhoranca socialiste.
Pjesë nga biseda në studio:
Pyetje: Po e mban Jorida Tabaku mirë me vjehrrën e mirë me burrin, me Saliun e Bashën?
Tabaku: Unë jam në pozitën më të vështirë nga të gjithë. Kam punuar me të dy. E kam dhënë dorëheqjen nga nënktyetare, për të treguar se nuk ka asgjë më të madhe vetijake se betejat e PD. Bashë është ulur mes meje e zotit Bardhi. Unë në PD jam rritur që fëmijë. Unë një pozicion në PD për herë të parë e ka marrë në gusht të vitit 2021. I kam bërë betejat pavarësisht çdo pozicioni. Kur për mua erdhi një pozicion në PD e konsiderova si detyrim e jo si privilegj. Kemi punuar të gjithë bashkë për të kulmuar në fushatën e 2021 për ta bërë PD fituese. Kam një komunikim normal me Bashën, megjithëse kam rreth një muaj pa folur.
Pyetje: Me kë kandidon Tabaku në 2025, me Berishën apo Bashën?
Tabaku: Tabaku ka 2 vite që thotë se PD duhet të kandidojë bashkë. Të shikojë se çfarë na bën ne më mirë, copëzat apo një ofertë e unifikuar dhe nuk do lodhem duke thënë se PD duhet të jetë një në zgjedhjet e vitit 2025. Unë nuk them dot që jemi mirë kur nuk jemi mirë. Por të ardhmen nuk e parashikojmë dot. Ka vetëm një grup parlamentar që mblidhet, nuk di të ketë mbledhje të dy grupeve. Nuk i gjykoj dot kolegët. Kërkesa ime ka qenë që ne duhet të kemi një ofertë unike në Parlament. Kam mbështetur Bardhin për kryetar grupi sepse ashtu ishte shumica e grupit./m.j