Trupi i pajetë i një gruaje që ishte dekompozuar është gjetur në një sënduk në dhomën e gjumit në banesën e saj në Caserta të Italisë. Trupi i 77 vjeçarjes u gjet nga e bija e cila e shokuar ka telefonuar policinë.
Prokuroria ka nisur hetimet ndërsa mësohet se e moshuara ka vdekur disa javë më parë.
Viktima quhej Concetta dhe jetonte në Mondragone të Italisë me një prej vajzave. Por trupin e saj e ka gjetur vajza tjetër që nuk jetonte me të.
Policia po merr në pyetje vajzën që jetonte me të moshuarën, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në morg për t’iu nënshtruar autopsisë e cila do të përcaktojë nëse e moshuara ka vdekur për shkaqe natyrale apo është vrarë.
Nga hetimet dyshohet se vdekja e të moshuarës mund të ketë ndodhur një muaj më parë./m.j