Presidenti Bajram Begaj përcolli sot një mesazh për Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.
Kreu i shtetit thekson nevojën e përmbushjes së objektivave për zhvillim të qëndrueshëm në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara.
Presidenti gjithashtu apelon për mbrojten e tyre tyre përballë vështirësive si edhe për zbatim dhe respektim të të dejtave që i kanë të garantuara me ligj.
“Sot në Ditën e Personave me Aftësi të Kufizuara, le t’i shtojmë përpjekjet për të hequr pengesat me të cilat përballen ata, në veçanti fëmijët. Të zbatohen dhe respektohen të drejtat e tyre të garantuara me ligj, për më tepër përfshirje, punësim dhe mbrojtje sociale! Të bëhemi bashkë në jetësimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm që gjithkush të ndihet i vlerësuar e të ketë një jetë dinjitoze”, shkruan Presidenti Begaj në një postim në Facebook.
/a.r