Pesë pjesëtarë të shërbimit amerikan ushtarak kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti ajror në Mesdheun Lindor.
Lajmin tragjik e ka konfirmuar ushtria amerikane, e cila ka thënë se helikopteri pësoi defekt gjatë një stërvitje rutinë. Deklarata ushtarake nuk specifikoi se nga po fluturonte helikopteri, apo ku ndodhi përplasja.
Presidenti i SHBA, Joe Biden, bëri homazhe për viktimat duke thënë se anëtarët e shërbimit po e vënë jetën e tyre në rrezik për Amerikën çdo ditë.
“Ne lutemi për familjet e të gjithë luftëtarëve tanë të rënë sot dhe çdo ditë”, shtoi ai.
SHBA-ja ka rritur operacionet e saj në rajon që nga shpërthimi i konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit.
/a.r