Klaudio Myrta, një shqiptar 34-vjeçar humbi jetën disa ditë më parë në Itali, pasi u qëllua me armë zjarri në kokë.
Së fundmi motra e Klaudios Desara Myrtaj, 29 vjeçe është telefonuar nga media italiane “La Stampa”, ku flet për ngjarjen e rëndë.
Përsa i përket partneres së tij, Desara shprehet: Kam folur me të një ose dy herë. Kam lexuar për krimin e pasionit, por nuk gjej asnjë logjikë në të. Ne kemi besim te drejtësia italiane, le të sqarohet. Nëna është e shkatërruar. Për të, më e rëndësishmja tani është të kthejë Klaudion në Shqipëri sa më shpejt të jetë e mundur, për t’i dhënë lamtumirën e tij.
Më 4 nëntor, rreth orës 16:30, Klaudio Myrtaj u gjet në gjendje të rëndë në zonën e Vernantes dhe u dërgua në spitalin e Cuneos, ku ndërroi jetë më pas. Dyshohet se vrasësi e ka pritur viktimës jashtë një punishteje, ku ndodhej edhe pronari i 34-vjeçarit. Por, pasi është larguar pronari, autori ka vepruar me shpejtësi.
Sipas mediave italiane, dyshohet se krim nisi për motive të dobëta xhelozie. Policia po dëgjon në cilësinë e dëshmitarëve disa persona, mes të cilëve edhe e dashura e Klaudios dhe drejtuesi i punishtes.
/f.s