Drejtuesi i koalicionit Aleanca për Shqiptarët në zgjedhjet e fundit në Malin e Zi, Genci Nimanbegu, jep dorëheqjen nga posti i deputetit.
Mediat malazeze bëjnë me dije se Nimanbegu në një letër drejtuar parlamentit, deklaroi se jep dorëheqjen për arsye politike dhe etike. Ai u zgjodh deputetet në zgjedhjet e fundit që u zhvilluan me 12 Qershor. Konstituimi i Parlamentit në Malin e Zi pritet të bëhet brenda kësaj jave.
Nimanbegu u zgjodh deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, dhe më pas në zgjedhjet e vitit 2012 dhe 2016. Ai ka qenë më herët edhe nënkryetar i Kuvendit.
/a.r