Kryeprokurori shqiptar ka qenë te presidentja e Kosovës. Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e priti në takim Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, Adriatik Llalla, të cilët biseduan për thellimin e bashkëpunimit midis institucioneve të drejtësisë në Kosovë dhe atyre në Republikën e Shqipërisë.
Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e përmbylljes me sukses të reformave në sistemin e drejtësisë, si dhe shkëmbimit të përvojave më të mira ndërmjet institucioneve të drejtësisë të të dyjave vendeve në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, si dhe trafiqeve të paligjshme.