Pedagogia Jonila Godole thekson në studion e News 24, se Sali Berisha duhet të ishte tërhequr në momentin kur u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara dhe të ruante trashëgiminë e tij si ish-kryeministër dhe ish-president.
“Vjen një çast që për disa politikanë që koha e tyre përfundon. Në vitin 2021, fola për Sali Berishën pas shpalljes non grata dhe duhet të merrte një vendim që të mbante atë pjesë të trashëgimisë dhe të gjitha arritjeve të liderit historik dhe të ndahej nga një pjesë tjetër që vetëm erdhi duke e zvogëluar Partinë Demokratike. E prisja që sjellja e zt.Berisha do të jetë kjo. Një politikan që ka pasur postet më të larta të këtij shteti dhe që në kohën e tij nuk ia doli kurrë të instalonte shtetin e së drejtës. Një person i tillë që kurrë nuk e ka mbështetur drejtësinë dhe përballja me drejtësinë nuk do të ishte ndryshe sot. Mund të fshihemi edhe pas gafave procedurale që i lë shteg zt.Berisha.
Përse u ndoq kjo lloj procedure dhe i jep të drejtën atij të dalë dhe t’i përdori pse ndodhin këto procedura. Nga ana morale siç edhe unë ia uroj si ish-kryeministër që të jetë i pafajshëm, s’ka pse të mos përballet me drejtësinë dhe të vërë në pak këto shkelje në procedura. Të thotë flas për Kushtetutën, por edhe unë e kam shkelur Kushtetutën dhe të thotë mos të ndodhë më. Kjo do të ishte prej një burri shteti. Një nga ata për gjendjen në të cilën drejtësia ndodhet sot kështu është edhe zt.Berisha. Edhe kur ka pasur procese të bujshme, kujtoj këtu ata të viteve ’90 kur Berisha ishte President kur Nexhmije Hoxha u dënuan për kafe dhe të gjitha u deklaruan të pafajshëm dhe jo për krime kundër njerëzimit siç akuzoheshin”, theksoi ajo.
E pyetur nëse ishte sulm politik akuzat e ngritura ndaj tij për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, Godole tha se Rama nuk është i interesuar për këtë sulm. “Sulm politik nga kush? Nga mazhoranca? Po përse?! Përse do të ishte sulm politik kur opozita u pa në zgjedhjet lokale, u pa në Kukës. Pas gjithë atë skandal seksual dhe në një bastion të së djathtës fiton prapë PS-ja. E ndjenë që Partia Demokratike me Berishën dhe Bashën në krye nuk do të jetë kurrë fituese. Përse në siklet kryeministri Rama me gjithë skandalet që ai ka. Berisha është jo fitues në krye të PD.
Pse do t’i interesonte zt. Rama, kur kjo gjë do t’i ndodhte edhe atij. Ne kemi një zv/kryeministër në kërkim nga Interpoli. Unë nuk mendoj që zt.Rama është i interesuar të fitojë drejtësia këtu se do t’i prekë edhe ata. Unë e kuptoj diskursin e zt.Berisha pas gjyqi që ai ka bërë ndaj kundërshtarëve kanë qenë gjyqe politike. Më kujtohet si përdori gjyqi e lustracionit për të hequr kundërshtarët politikë. Gjithmonë i ka përdorur ligjet, gjykatat për të sulmuar kundërshtarët politikë dhe mbase është e vetmja rrugë që ai njeh”, shtoi ajo/m.j