Një marinar ka gjetur vdekjen pas kontaktit që pati me rrymën elektrike brenda në anije.
Anri Mikeladze, 18 vjeç, shtetas gjeorgjian, me vendlindje në Batumi, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë kohës që kanë në bord duke kryer detyrat e tij.
Ngjarja është rregjistruar pak minuta më parë teksa anija tregtare ishte nisur nga porti i Durrësit.
Menjëherë pjestarët e ekuipazhit kanë lajmëruar autoritetet dhe menjëherë është nisur Guardia di Financa, e cila ka marrë trupin e pajetë të 18 vjeçarit duke e sjellë në Portin e Durrësit dhe më pas drejt morgut ku pritet edhe t’i bëhet autopsia./m.j