Milan do të largojë katër futbollistë gjatë verës.
Trajneri i Milanit, Sinisa Mihajlovic nuk është i kënaqur me disa futbollistë dhe dëshiron që t’i largojë ata gjatë verës.
I pari në listë është sulmuesi Mario Balotelli, i cili nuk ka bindur fare dhe do të kthehet sërish në Liverpool, shkruan Tuttosport.
Në listë është edhe mesfushori Kevin Prince Boateng, i cili gjatë janarit u rikthye në Milan.
Po ashtu nga Milani do të largohen edhe qendërmbrojtësi Philippe Mexex dhe portieri spanjoll, Diego Lopez.