Një plagosje me arme zjarri u shënua gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në Drenovë të Korçës.
Një person, identiteti i të cilit ende nuk dihet mbeti i plagosur si pasojë e plumbit që mori, ndërsa autorët e ngjarjes janë gjithashtu ende të paidentifikuar.
I plagosuri u dërgua për mjekim në spitalin rajonal të Korçës, nga ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton për të zbardhur ngjarjen.