Qeveria izraelite urdhëroi të hënën evakuimin e 28 fshatrave në veri të Izraelit që janë dy kilometra nga kufiri i vendit me Libanin.
“Zbatimi i planit u miratua nga Ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant”, thuhet në një deklaratë të përbashkët nga Ministria e Mbrojtjes e Izraelit dhe Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, shkruan CNN.