Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka reaguar ndaj Lulzim Bashës, i cili ka thënë se ‘PD duhet pastruar nga çdo nuancë apo tundim intolerant.’
Gjekmarkaj ironizon kreun e PD duke thënë se nuk mund të merret seriozisht, pasi hoqi 50 mijë demokratë nga lista si dhe përjashtoi 11 deputetë.
“Ky qenkësh trazuar nga tundimet intolerante dhe kur u zgjua nga gjumi vendosi tu shpalle lufte atyre?! Allah kij mëshirë, Krisht mbrona”, thuhet në reagimin e Gjekmarkajt.
Reagimi i plote i Agron Gjekmarkajt
“PD duhet pastruar nga çdo nuancë apo tundim intolerant dhe autokratik” Lulzim Basha e paskësh thënë këtë?! E ka thënë, e ka thënë, e zeza mbi të bardhë. Shumë njerëz mendojnë që atij i mungon guximi…ja që e paska.
A keni stomak ta merrni seriozisht qerratanë pasi hoqi 50 mijë demokratë nga listat, javën që shkoi “përjashtoi” 11 deputetë dhe Sekretarin e Përgjithshëm?!
Ky qenkësh trazuar nga tundimet intolerante dhe kur u zgjua nga gjumi vendosi tu shpalle lufte atyre?! Allah kij mëshirë, Krisht mbrona. Kësaj i thonë fytyra shollë kundret që as skuqet as zverdhet dhe barku llastik qe sa ti fusësh rritet! Po turp ka ? Jooo, s’ka lidhje , se njeh atë i bekuari”./m.j