66-vjeçari me inciale B.T. është vënë në pranga pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij e për pasojë flakët janë përhapur duke djegur një sipërfaqe me bimësi dhe rreth 200 ullinj në fshatin Goriçan të Dimalit.
Pas marrjes së njoftimit se kishte rënë zjarr i cili ishte përhapur nga era dhe po digjte një sipërfaqe të madhe me bimësi dhe ullinj në Goriçan, shërbimet e policisë menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe së bashku me shërbimin zjarrfikës, kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
/a.r