• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Volkswagen kërcënon të mbyllë fabrikat në Gjermani/ Gazetari: Po kalohet në epokën e mjeteve elektrike. Mund të preket dhe prodhimi i…

by S T
01/11/2024 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Gjermani, grupi automobilistik Volkswagen kërcënon të mbyllë fabrika – për herë të parë në gati 90 vjet. Kjo ndodh kur ka spekulime të reja se koalicioni qeveritar Scholz mund të shpërbëhet para kohe.

Intervistë me Auron Dodin, në DW.

Auron, përshëndetje.

Pse kjo tronditje e madhe për mbylljen e mundshme të fabrikave në Gjermani nga Volkswageni?

…

Përshëndetje. Gjermania ka nisur “kthesë epokale”, jo vetëm në politikë. Ka nisur transformimi i industrisë automobilistike gjermane – “një detyrë monumentale”, siç u shpreh Presidentja e Shoqatës së Industrisë Automobilistike, Hildegard Müller. Kalimi te automjetet elektrike mund të eleminojë 140.000 vende pune në Gjermani, në dekadën e ardhshme.

Përsa i përket Volkswagen-it (VW): drejtuesja e këshillit të punonjësve të këtij grupi shpërndau tani, për herë të parë, përmasat e aksionit, ristrukturues, të Volkswagenit. Daniella Cavallo tha se diskutohen të mbyllen tre fabrika, nga 10 fabrikat e VW në Gjermani. VW ka shumicën edhe te Porsche, ndaj mund te preket edhe prodhimi i Porsches në Gjermani. VW kërkon edhe shkurtime page deri në 18%.

Kërcënohen pra dhjetëra mijëra vende pune. Diskutohet mbyllja për herë të parë e fabrikave të VW në Gjermani, në historinë 87 vjeçare të këtij grupi.

Grupi VW ka 120.000 vetë të punësuar në Gjermani. Më tej Volkswagen mbetet grupi më i madh automobilistik i Evropës, me 300.000 punonjës.

…

Cilat janë shkaqet që mund të sjellin këto masa drastike?

…

Shefi i markës Volkswagen, Thomas Schäffer tha të mërkurën se “ne fitojmë shumë pak para me automjetet tona.” “Njëkohësisht janë rritur edhe më shumë shpenzimet tonë për energjinë, materialet dhe personelin.”

Shkaqe, për të cilat bien dakord thuajse të gjitha palët, janë: së pari, tranzicioni më i ngadaltë në botë, se pritej, nga motori me djegie në automjetet elektrike. Volkswagen ka ndërtuar disa fabrika ku prodhohen vetëm automjete elektrike. Në dallim nga BMW bavareze p.sh., ku në të njëjtat fabrika prodhohen edhe automjete me motor me djegie, edhe elektrike.

Së dyti, si shkak shihet ndryshimi i tregut: shfaqja e konkurrencës kineze në Evropë. Volkswagen tha se pret të shesë 500.000 automjete më pak se para pandemisë Covid, sepse kanë rënë shitjet në Evropë. Kjo i përgjigjet kapacitetit të prodhimit të dy fabrikave.

Por politika sheh edhe vendime të gabuara të bordit menaxhues të Volkswagen-it. Një zëdhënës i qeverisë në Berlin tha se “gabime eventuale të menaxhimit në të kaluarën, nuk duhet të bien tani në kurriz të punonjësve.”

Sa mund të ndikojë vërtet politika në Gjermani në planet e një grupi të pavarur automobilistik si VW?

…

Industria automobilistike është punëdhënësi më i madh në Gjermani. Volkswagen, për të mbetur këtu, nuk është grup plotësisht i pavarur, privat. U themelua si kompani shtetërore në vitin 1938 nga partia naziste e Hitlerit. Dhe deri sot nuk është privatizuar plotësisht. Shteti, landi i Saksonisë së Poshtme është aksioner i madh: mban 20% në kapital dhe një vend në këshillin mbikqyrës. Kurse Këshilli i punonjësve, ka gjysmën e mandateve, në këshillin mbikqyrës të VW. Punonjësit thanë se do të luftojnë për ekzistencë.

…

Megjithë këto deklarata, a po përvijohet ndonjë zgjidhje?

…

Sa i përket konkurencës me Kinën, gjermanët ndihen të fortë, për konkurrencë të hapur. Ndaj votuan kundër masave proteksioniste të BE për automjetet kineze. Për Volkswagen-in: siç dihet, Volkswagen ka shumicën edhe te markat Porsche e AUDI. Në mediet diskutohet mbyllja e dy fabrikave në Saksoninë e Poshtme: në Osnabrück, ku Porsche ka ndaluar prodhimin e një modeli të ri. Dhe në Emden, pasi Passat-i që prodhohej aty tani prodhohet në Sllovaki. Rrezikohet edhe një fabrikë në Dresden, në Saksoni. Ka negociata intensive jo në publik, që të shmanget mbyllja e fabrikave. Kryeministri i landit të Saksonisë së Poshtme, Stephan Weil u tha medieve se mbyllja do të ishte një hap pa kthim pas. Ai përfytyron p.sh. zgjidhje që mund të nxisin blerjen e automjeteve elektrike. Siç do të ishte rifillimi i sponsorizimit të çmimit të automjeteve elektrike. Kur u ndërpre kjo vjet në dhjetor, menjëherë blerjet ranë.

…

Auron, në medie ka spekulime të reja se qeveria qendrore në Berlin mund të shpërbëhet para kohe e Gjermania të kalojë në zgjedhje të parakohshme. Nga se ushqehen këto spekulime?

…

Po, është e vërtetë, në disa medie njëkohësisht, përmendet data 9 mars e vitit të ardhshëm si datë për zgjedhje të parakohshme. Bëhet fjalë pra për një datë më shumë se gjashtë muaj para datës së rregullt për zgjedhje parlamentare. Thelbi i mosmarrëveshjeve midis tre partive në qeveri mbetet i njëjtë, që në vitin 2021 kur u formua koalicioni qeveritar. Mosmarrëveshja në qeveri qëndron në çështjen, cilat masa duhet të merren për ta rigjallëruar ekonominë e Gjermanisë. Socialdemokratët e Të Gjelbrit kërkojnë të ndërhyhet me fonde shtetërore në ekonomi – për të ndihmuar kompanitë dhe konsumatorët. Kurse liberalët konservatorë të FDP-së kërkojnë të shkurtohen shërbimet sociale. Dhe duan që të jetë tregu ai që t’i rregullojë punët. Por rënia në sondazhe (e në zgjedhjet evropiane) e të tria partive – të tria bashkë ato arrijnë sot te 30 përqindshi – i ka ngurtësuar pozicionet partiake. Opozita CDU/CSU, e vetme, arrin 31% deri 36%.

..

A ka tani një aktivizues të kontradiktave, që spekulohet për një datë konkrete zgjedhjesh të parakohshme?

…

Këtë javë u organizuan dy takime të nivelit të lartë, me ekonominë: të parin e organizoi të martën (29.10.) kancelari Olaf Scholz, me industrialistët e mëdhenj dhe sindikatat. Po në të njëjtën ditë, ministri i Financave, Christian Lindner, nga partia më e vogël liberale FDP, thirri një tjetër samit, “ekonomik”: me sipërmarrjet e mesme dhe personat që nuk qenë ftuar nga kancelari. Asnjeri nga takimet nuk përfundoi me deklarata me shkrim. Disa sipërmarrës u ankuan në medie se koalicioni aktual është kampion për deklarata dhe për samite. Që të jemi të qartë: të gjitha partitë në qeveri, edhe liberalët e FDP-së, e kundërshtojnë idenë për zgjedhje të parakohshme. Por analistët shohin gjithnjë e më pak të përbashkëta mes partnerëve në qeveri. Si shkak formal për zgjedhje të reja, mund të jetë mosdakordimi për buxhetin e vitit 2025. Janë 10 miliardë euro boshllëk në projektbuxhet: këto para duhen gjetur para 14 nëntorit. Por të gjitha palët, deri tani, nuk shohin rrugëdalje./DW/

Next Post
“Morën donacione jashtë rregullave”/ KQZ propozon gjoba për kandidatët në zgjedhjet e 14 majit (Lista)

"Klima politike e acaruar nuk ndihmon procesin", Celibashi: Po punojmë me PD-në për të mundësuar votimin elektronik në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Maliq, Këshilli Bashkiak voton kundër shkrirjes me Korçën

Maliq, Këshilli Bashkiak voton kundër shkrirjes me Korçën

September 28, 2026
“Partizani”, GJKKO shtyn gjyqin ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë

“Partizani”, GJKKO shtyn gjyqin ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë

September 28, 2026
Rama batuta me “gangsterin rus” dhe “lodrat kineze”: BE ka 7 kandidatë, të mblidhemi të gjithë rreth tavolinës

Rama batuta me “gangsterin rus” dhe “lodrat kineze”: BE ka 7 kandidatë, të mblidhemi të gjithë rreth tavolinës

September 28, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Flakët dalin jashtë kontrollit në një grumbull mbetjesh në Lezhë, rrezikohen banesat

September 28, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

“Shpresoj të mos na lini sërish në baltë”, Rama: Shqiptarët ende e duan BE-në, ndryshe nga vendet anëtare

September 28, 2026
Operacioni antidrogë në shkollat e Tiranës| Shpërndarësit vepronin në 8 grupe, goditen dhe 5 furnitorë

Operacioni antidrogë në shkollat e Tiranës| Shpërndarësit vepronin në 8 grupe, goditen dhe 5 furnitorë

September 28, 2026

“Drejtësia” refuzoi tryezën për pagat, përgjigjet Qeveria: Mirëkuptojmë kërkesën, nesër nisim punën për ligjin e ri

September 28, 2026
“I thashë ‘Mos më turpëro’ në vend të…”, Jay-Z zbulon si nisi gjithçka me Beyoncé-n

“I thashë ‘Mos më turpëro’ në vend të…”, Jay-Z zbulon si nisi gjithçka me Beyoncé-n

September 28, 2026
Pyetjet e porositura të PD-së dhe regjia që po e bën Berishën qesharak

Sali Berisha në Strasburg, zbardhet axhenda e takimeve të kryedemokratit

September 28, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi sipas Jorgo Pullës, kujdes me financat dhe lidhjet sentimentale, ja shenjat me fat

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com