• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Siguroi pasaportë false për 39-vjeçaren, prangoset në Durrës kosovari

by A R
02/10/2023 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 40-vjeçar nga Kosova, rezident në Zvicër ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet se ka pajisur me pasaportë të falsifikuar një 39-vjeçare.

Bëhet fjalë për shtetasin kosovar me inicialet U. B.

NJOFTIMI I POLICISE

Policia Kufitare, kontrolle dhe verifikime, për parandalimin e kalimit të kufirit, në mënyrë të kundërligjshme. I siguroi një 39-vjeçareje, pasaportë false, që ajo të dilte ilegalisht nga vendi, arrestohet 40-vjeçari nga Kosova, rezident në Zvicër. Procedohet penalisht 39-vjeçarja nga Kosova, për përdorim të dokumentit fals dhe për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror.

Sekuestrohet pasaporta e dyshuar false. Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, bazuar në analizën e riskut dhe si rezultat i përdorimit të pajisjeve bashkëkohore dedektuese, kanë konstatuar dhe goditur një rast të pajisjes me dokumente false, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi kosovar U. B., 40 vjeç, rezident në Zvicër, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Z. B., 39 vjeçe, banuese në Kosovë.

Shtetasja Z. B. u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të vendit, në portin e Durrësit, gjatë tentativës për të dalë nga vendi, me një pasaportë të dyshuar të falsifikuar, me të cilën nga veprimet hetimore, rezultoi se e ka pajisur shtetasi i arrestuar U. B. Pasaporta e dyshuar false u sekuestrua si provë materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/a.r

Next Post
Plan për të aneksuar veriun e Kosovës? Reagon shefi i Shtabit të ushtrisë serbe: Nuk tolerojmë gënjeshtra…

Plan për të aneksuar veriun e Kosovës? Reagon shefi i Shtabit të ushtrisë serbe: Nuk tolerojmë gënjeshtra...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com