Falë zhvillimeve teknologjike janë krijuar platformat digjitale të komunikimit Sky ECC dhe EncoChat të cilat po përdoren gjerësisht nga grupe më të sofistikuara transnacionale të krimit, për të lehtësuar trafikimin e drogës. Nga dekriptimi i komunikimeve në këto platforma janë zbardhur disa ngjarje kriminale.
Analisti Lorenc Vangjeli nga emisionin “Kontrast” në Report Tv duke folur për operacionin “Kurrë Mos Harro” që zbardhi disa ngjarje kriminale ka paralajmëruar se është zbërthyer një tjetër ‘telefon’ nga platformat digjitale të komunikimit Sky ECC dhe EncoChat që sipas tij do të nxjerrin të dhëna tronditëse.
“Ju e nisët me titullin drejtësi e të penduarve. Është dhe një i “penduar” tjetër, telefoni, po e them në mënyrë metaforike. Platformat e dekriptimit që kanë nisur nga 2020 dhe ne shqiptarët ndoshta kemi qenë përdoruesit e dytë më të mëdhenjtë.
Unë po ju them dicka që shpejt do bëhet publike një telefon i ri ka filluar të flasë. Një telefon i ri është zbërthyer dhe është një thesar i vërtetë për kureshtjen e publikut. Ka dhënë indicie drejt të cilit mund të shkohet drejt informacione që mund të trondisin.
Kësaj radhe është shumë herë më lart. Emri i operacionit të fundit asgjë nuk harrohet në këtë rast mund të thuhet asgjë nuk mbulohet. Të dhënat do jenë tronditëse”, tha ai./m.j