Sali Berisha ka folur në televizionin e tij sërish, këtë radhë jo përballë Çim Pekës, por punonjësit tjetër, Adi Krasta.
Dhe ka thënë aq shumë gjëra që bien ndesh llogjikisht me njëra-tjetrën, sa vështirë se mund të merret seriozisht.
Ai akuzoi FBI-në se ka hetuar komplotin e Ilir Metës për të vrarë Tom Doshin, me urdhër të Ramës.
Pastaj, tha se nuk ka asnjë provë që McGonigal ka ndikuar për shpalljen e tij “non grata”, por Neza dhe Duçka, sipas tij, paska deklaruar që janë ata autorë të dokumentit të shpalljes non grata të Berishës.
Pra ata paskan përpiluar dokumentin dhe SHBA e ka firmosur.
Në fund gënjeu duke thënë se Lulzim Basha është i vetmi që se ka përmendur McGonigal, ndërkohë që vetëm pak ditë më parë, pas dënimit të tij, Basha bëri një reagim publik në rrjetet sociale.
“FBI, një institucion i fuqishëm, është i gatshëm të ndihmojë çdo vend, por në bazë të procedurave ligjore dhe jo një institucion detektiv privat, por është institucion federal i SHBA, dhe ai ka shkelur me dy këmbë ligjin e vendit të vet.
Të arrijë ai dhe të merret me hetimin e komplotit të Tom Doshit, kjo është degradim i plotë. Të pyesësh Durim Bamin është një skandal, dhe i tillë është raporti i Ramës me McGongal.
Ai ka hetuar Nik Muzin dhe e vërteta është edhe pasi është arrestuar McGonigal, raporti i shërbimeve inteligjente thotë se PD u financua me para ruse.
A ka gjë më mister se gjatë dy viteve emri i McGonigal është lakuar me mijëra herë dhe po ka një njeri që nuk e ka shqiptuar kurrë atë, është Lulëzim brava. Gjej një herë të vetme që ai e ka shqiptar.
Ka shumë mistere, por misteri është se Lulzim pengu nuk e ka shqiptuar kurrë.
A është marrë ai me Berishën? Unë nuk kam të dhënë direkte, por kam të dhëna reale se Duçka dhe Neza kanë deklaruar se ata janë autor të këtij dokumenti.
E dyta është se Sokol Balla, se Lu Bladell, paraardhësi i McGonigal i rekomanduar tek Rama nga McGonigal, Sokol Balla thotë se ai po merret me dosjen e korrupsion të opozitës tone.
Se çfarë kishte ai me këtë e di vetëm Balla, unë nuk e di, po ai është në tuitter e tij.
Rossi ka shtruar tezën se unë po i shërbej Putinit, edhe ky është i grupit McGonigal”, tha Berisha.
Tema /a.r