Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri ka folur për situatën në të cilën Partia Demokratike tashmë ndodhet prej kohësh.
E pyetur nëse do të përjashtohen nga Partia Demokratike Gazment Bardhi dhe grupimi që përkrahin atë, Pampuri tha se ajo nuk e di nëse kjo do të ndodh, por shtoi se tashmë është momenti që deputetët e partisë demokratike të pyesin veten se cilës parti i përkasin, pasi kryetar i Partisë Demokratike është Lulzim Basha.
Unë nuk mund të them nëse do të përjashtohen. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, është grupi parlamentar i Partisë Demokratike për sa kohë ka shtatë apo më shumë deputet”,-tha Orjola Pampuri në një intervistë për Euronews Albania. /f.s