Përtej normalizimit të marrëdhënieve greko-turke dhe hapave të kujdesshëm që duhet të ndërmerren në këtë drejtim, imigracioni ishte, tema e diskutuar midis kryeministrit të Greqisë Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit të Tuqisë, Rexhep Tajip Erdogan, sipas Prothema.gr.
Veç kësaj, u konsiderua e pashmangshme që kjo temë të mos binte në tryezë, duke qenë se që nga korriku e deri më sot, fluksi i emigrantëve të paligjshëm drejt vendit tonë ka qenë veçanërisht i lartë dhe ata vijnë kryesisht nga Turqia, shkrujanë mediat greke.
Mitsotakis dhe Erdogan diskutuan mënyrat se si mund të ndërtonin një marrëdhënie bashkëpunimi, në mënyrë që problemi i madh i emigracionit të paligjshëm të mund të trajtohet së bashku për të marrë rezultate më të mira.
Shtypi grek shkruan se “Çështja është tani që Rojet Bregdetare të Greqisë dhe Turqisë të fillojnë të bisedojnë me njëra-tjetrën, si dhe ministrat përkatës, në mënyrë që varkat me dhjetëra emigrantë të mos mbyten në det”./m.j