Petrit Ndoji, i cili u arrestua tre ditë me parë pasi u kap me 4 mina me detonatorë ka dalë sot para Gjykatës së Vlorës për tu njohur me masën e sigurisë.
Ashtu sikurse ka deklaruar edhe në komisariat ditën e arrestimit, 51-vjeçari nga Lezha ka mohuar të këtë lidhje me shitjen dhe prodhimin e lëndëve plasëse.
Sipas tij ditën e arrestimit ai po shkonte në Ksamil, kur është ndaluar në Vorë për të marrë një porosi që sipas tij nuk e dinte se çfarë kishte brenda, e që më pas rezultoi të ishin minat për të cilat ai është vënë në pranga.
“Kam deklaruar se merrem me agjentë shitjesh nuk e kam ditur çfarë ka qenë. Unë po shkoja në Ksamil. Në Vorë më kanë ndalura dhe më kanë thënë që në Vlorë do dalë dikush t’i marrë. Ja kam marrë pa e ditur çfarë ka brenda. Nuk kam lidhje me prodhimin e as shitjen e minave”, është shprehur 51-vjeçari.
/f.s