Jashar Maja, është njëri prej viktimave të dhunës barbare të fisit Rraja, që shokoi opinionin publik.
Ky rast është rikthyer në vëmendjen e mediave, pasi pati një tentativë për ta klasifikuar rrahjen brutale të dy kushërinjve Maja, si “plagosje e lehtë”.
Jashta Maja ka folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke deklaruar se i është bërë presion nga shefi i Krimeve në Fushë Krujë, për t’u tërhequr, ndërkohë që tha se do ta padisë këtë person.
Ai gjithashtu deklaroi se disa nga personat që e kanë dhunuar vijojnë të jenë të lirë edhe pse në kërkim nga policia, madje njërin prej tyre e ka parë në rrugë.
“Kam firmosur nën presionin e shefit të krimit në Fushë Krujë. Unë kam kërkuar ri-ekspertim.
Unë prokurorisë do t’i japë fotot, sepse nga pamja jashtme sot mund të dukem mirë, pork am probleme. Kam foto të Bilbilit, që nuk shihen.
Kemi patur mesazhe nga më të ndryshme.
Para një jave jam përballur me të (një nga personat në kërkim). Më ka rastis që jam përplasur me të.
Janë të lirë. Mua më ka rënë në sy. Do ta denoncoj edhe shefin e krimit. Sa të mbyll letrat, sepse më ka thirrur mjeku ligjor” – tha Maja.