Pas arrestimit të Behar Bajrit kanë reaguar edhe autoritetet franceze. Bajri u arrestua dy ditë më parë në Francë pas një operacioni të zhvilluar në bashkëpunim me policinë shqiptare.
“Franca nuk është dhe nuk do të jetë strehë për mafian shqiptare. Ky është mesazhi që autoritetet franceze po i dërgojnë drejtuesve të organizatave kriminale në Evropën Lindore”, thuhet në reagim.
Kujtojmë se në dosjen hetimore të operacionit “Metamorfoza” u fundos grupi kriminal, ku mes tyre ishte edhe Behar Bajri, i cili kishte planifikuar që të vriste Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin.
Gjithashtu nga përgjimet rezultoi se ai komunikonte me biznesmenin tashmë të arrestuar nga qelia e paraburgimit “Jordan Misja” në Tiranë përmes SkyECC komunikonte me Pëllumb Gjokën dhe i kërkonte që të dalë sa më shpejt nga paraburgimi, pas arrestimit në sajë të operacionit OAZ, shtatorin e vitit 2018. Madje është gati të ofrojë shuma të mëdha parash në këmbim të zbutjes së masës së sigurisë./m.j