Një incident i rëndë është regjistruar këtë të premte në Qipro, ku paqeruajtësi e Kombeve të Bashkuara u përplasën me forcat turke të sigurisë në lidhje me punimet për ndërtimin e një objekti të paautorizuar në një zonë të kontrolluar nga OKB.
Sipas dëshmive nga vendngjarja, paqeruajtësit e OKB u shtynë me dhunë nga policia dhe ushtria e Qipros turke, ndërkohë që buldozerët që ndodheshin aty për ndërtimin u përdorën për të larguar makinat që kishin bllokuar rrugën, si dhe telin me gjemba.
Incidenti ndodhi në një zonë të njohur si sektori 4, që është nën monitorimin e kontingjentit sllovak të paqeruajtësve.
Një zëdhënës i misionit bëri me dije se 3 ushtarë morën plagë të rënda, ndërkohë që disa të tjerë u lënduan lehtë.
Ngjarja solli menjëherë reagimin e SHBA, Britanisë dhe Francës të cilët e dënuan atë dhe kërkuan një hetim më të thellë.
Autoritetet turke po planifikojnë të ndërtojnë një rrugë 11.5 km që lidh Pile me një komunitet fqinj që shtrihet në Qipron veriore të shkëputur.
Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin për vendimin që acaron status quo-në e zonës. OKB zhvilloi madje bisedime me autoritetet turke qipriote mbi planet e tyre, por puna kishte nisur pa marrëveshjen e nevojshme./m.j