Një 25-vjeçar me emrin Sokol Metani, është arrestuar ditën e sotme në Durrës pasi tentoi t’i vidhte çantën një turisteje boshnjake.
Nga veprimet e mëtejshme hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka tentuar të vjedhë edhe në një banesë, në lagjen 14, Durrës, në bashkëpunim me shtetasin N. C., 34 vjeç, banues në Kavajë, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.
/f.stafa