Pas shtimit të zjarreve në Vlorë dhe Fier, ditën e djeshme u ndërhy nga ajri, ndërsa ditën e sotme Ministria e Brendshme e ka dërguar mjete të emergjencës civile, për shkak të terrenit të vështirë.
Ministri i Mbrojtjes Niko Pelesh ka publikuar pamjet nga aksioni për shuarjen e zjarreve në Fier e Vlorë.
42 trupa dhe 13 mjete janë angazhuar prej orësh në aksionin për shuarjen e zjarreve të ndezura në Peshtan të Fierit dhe fushën e mbetjeve në Vlorë.
Efektivët e Repartit të Poshnjes po punojnë në terren në zonën e pyllëzuar dhe tejet të vështirë në Peshtan, ndërsa helikopteri Cougar vijon ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e zjarrit në fushën e mbetjeve në Vlorë.
/f.stafa