Gjykata Themelore e Shkupit i ka dënuar me nga 1.200 euro avokatët Naser Raufi, Bujar Dardhishta dhe Mefail Arsllani, pasi ata paraprakisht braktisen seancën gjyqësore së të mërkurës ndaj Grupit te Kumanovës.
Sipas gjykatës, me lëshimin e seancës ata kanë ofenduar gjyqin dhe kanë bërë pengesë për vazhdimin e procesit të rregullt gjyqësor, raporton televizioni publik i Kosovës. Avokatët do të paguajnë edhe harxhimet për seancën, e cila u ndërpre dhe vazhdimi i saj u caktua për 8 mars.
Avokatët mbrojtës për 29 të akuzuarit e grupit të Kumanovës kanë braktisur seancën e sotme gjyqësore, në shenjë pakënaqësie për shkak të moslejimit të familjarëve të të akuzuarve dhe gazetarëve për të përcjellë seancën.
Ndërkohë, avokatja Artene Iseni ka njoftuar se policia maqedonase ka keqtrajtuar sërish të akuzuarit gjatë sjelljes së tyre nga qendra e paraburgimit për në gjykatë.