Shtyhet për në datë 27 korrik seanca për inceneratorin e Elbasanit. Shkak u bë një nga avokatët e kompanive që kanë ndërtuar inceneratorin që nuk ishte gati për të kryer mbrojtjen.
Deri tani kanë përfunduar mbrojtjen 7 nga 9 të pandehurit përfshi edhe ish-ministrin e mjedisit, Lefter Koka dhe ish-sekretarin e kësaj ministrie Alqi Bllako.
Prokuroria ka kërkuar dënimin në total me 52 vite burg për 9 të pandehurit. Për Kokën organi i akuzes kërkoi 10 vite burg, për Bllakon 4 vite ndërsa për anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave është kërkuar dënimi me të paktën 4 vite heqje lirie për shpërdorim detyre.
Ndaj ish ministrit Koka rëndojnë tre akuza, ajo e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë ndërsa për Bllakon rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.
/f.stafa