Një çantë shpine e braktisur dhe një shishe pranë saj kanë mjaftuar për të dhënë alarmin për bombë në Firence.
Valixhja ishte në Piazza Duomo, një shesh i njohur dhe i populluar nga turistët.
Pas alarmit të dhënë nga një i pranishëm, policia ka bërë menjëherë evakuimin e njerëzve nga zona, ku kanë mbërritur zjarrfikësit dhe forcat e specializuara.