Çfarë? Pse janë tensionuar kaq shumë të korruptuarit, tani që erdhi drafti i Reformës në Drejtësi nga Venecia?
Në fakt, janë të trembur. Është për të qeshur se po duan të bëjnë revolucion për të ruajtur pasurinë e grabitur.
Këta hajdutë të mëdhenj të shqiptarëve, do të hyjnë në historinë qesharake të Shqipërisë, me “revolucionin e vjedhësve”, që duan të mbrojnë gjënë e vjedhur, me forcën e të vjedhurve. Parodi e madhe.
Tabori vjedhjes i Saliut, e ka ende shpresën te Meta, se e sheh si në të njëjtin hall: në mbrojtje të pasurisë së vjedhur. Por shenjat janë që asgjë nuk do bëjnë dot: as Revolucionin e Hajdutërisë, dhe as Unionin e Hajdutërisë. Koha ka mbaruar.
Ka rënë gongu Sali, dhe ty te gjeti atje ku ishe: në tjerrjen e pareshtur të përrallave antikorruptive, kur, të fortët e kësaj bote, e dinë që edhe ti shumë thellë i ke futur duart ne Thesarin e Shtetit. Me gjithë financierët e tu, që kanë humbur para të vjedhura deri në bankat e falimentuara të Qipros.
Tani gjithçka ka përfunduar. Por ka ende përpëlitje. … normal, sepse të korruptuarit shqiptare janë hajdutë ordinere xhepash, prandaj dallon të kenë psikologjinë e tyre.
Meta… duhet t’i paguash shqiptarët! Kjo është imperative….. bashkë me Saliun.
Kot e keni… as Rama nuk i shmanget dot reformës antikorrupsion në Shqipëri. Nuk pyetet, nuk pyetet fare, dhe kot iu shkon mendja se do ta trembni me forcën tuaj, sepse forca perëndimore që po drejton procesin është shumë herë më e fortë.
Pse heshtin heronjtë e abuzivizmit të lartë shtetëror sot?
Tani është gjithçka e kuptueshme: nuk e frenojnë dot më Reformën. I kanë sjellë dëme të mëdha shqiptarëve në dy vjet e gjysmë. Por: this is the end– ky është fundi!