Ish-efektivi i SHISH, Marjan Rroku i cili akuzohet për një prej ngjarjeve më të rënda pas viteve ’90, duke ekzekutuar një 16-vjeçare dhë nën e saj është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas publikimit të një interviste të tij.
Motra e viktimës Alda Canaj, Ornela, ka publikuar të tjera fakte për Rrokun pas vrasjes së 16-vjeçares Alda Canaj dhe nënës së saj.
Ai shkruente në letër, se Aldën e donte, por ajo e tradhtoi.
Ornela Canaj ndërkohë sulmon edhe Ardit Gjebrean përintervistën.
“Ja dhe letra e pare qe krimineli Marjan Rroku i dergoi gjithe shtypit pasi gjakftohtesisht vrau nenen dhe motren time.
Sic mund ta imagjinoni, kjo eshte nje tjeter nga te vertetat e tij.
Serish dua t’i them Ardit Gjebrea qe nuk e meriton titullin gazetar.
Nje emision shalaban pa fakte, thjesht i bazuar ne fjalet e nje krimineli mashtrues qe vazhdon te manipuloje publikun shqiptar”, shkruan ajo.