Një turiste franceze ka denoncuar një të ri në Tiranë, se e ka ngacmuar seksualisht dhe më pas i ka vjedhur varësen. I riu është vënë në pranga, ndërsa i është gjetur edhe varësja e vjedhur.
Turistja kishte ardhur me të dashurin shqiptar nga Franca.
Mbrëmjen kur është sulmuar dhe grabitur, kanë qenë në zonën e ish-bllokut, në një klub.
Atë mbrëmje janë njohur me dy shqiptarë, të cilët u kanë thënë se mund t’i shoqëronin për në banesën që kishin marrë me qira. Gjatë rrugës, njëri prej tyre i ka marrë varësen me dhunë dhe ka tentuar që ta puthte.
/f.stafa