Operacioni antikanabis ‘Kreshta të pastra’ vijon në Mat, ku ditën e sotme janë gjetur 350 bimë kanabis të kultivuara në fshatin Macukull në një zonë të pyllëzuar.
Në pranga ka rënë një 33-vjeçar, autor i kultivimit të kanabisit i cili u kap duke punuar në njërën nga parcelat. Pasi konstatoi forcat e policisë 33-vjeçari tentoi të largohej.
Më herët në kuadër të të njëjtit operacion janë sekuestruar 164 bimë kanabisi dhe u shpall në kërkim autori.
/a.r