Mengjesi i kesaj te hene ne Zveçan ka qene i qete.
Afer ndërtesës së kësaj komune shihet një numër i vogël protestuesish, në krahasim me ditët paraprake.
Serbët lokalë janë duke mbajtur atje protesta rregullisht, prej 29 majit.
Disa burime të REL-it kanë thënë se është bërë thirrje për një protestë masive në paraditen e së hënës në Zveçan, por deri më tani atje nuk vërehet fluks i madh protestuesish.
Para objektit komunal të Zveçanit janë parë edhe kryetari dhe nënkryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq.
Ata kanë qenë prezentë edhe përgjatë javës së kaluar në protesta.
Të dy i kanë bërë thirrje të vazhdueshme pjesëtarëve të KFOR-it që të jenë garantuesit e vetëm të sigurisë në atë pjesë, dhe që të mos ketë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – i ka bojkotuar zgjedhjet e prillit për kryetarë të komunave në veri.
Ajo, po ashtu, u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të mos dalin në zgjedhje.
/a.r