Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar gazetarja e njohur e Top Channel, Alma Demiraj.
Ajo bëri daljen e parë televizive me dy djemtë e saj binjakë me rastin e festës së 1 Qershorit.
Alma rrëfeu sesa shumë e dëshiruar ishte shtatzënia nga ajo dhe bashkëshorti, dhe kur mësuan që do të bëheshin me binjakë ishte dhuratë e Zotit.
Megjithatë ajo pranoi se rritja e tyre ka patur vështirësi, edhe pse theksoi se fatmirësisht ka patur mbështetjen e bashkëshortit dhe prindërve të ndjerë.
“Ata kanë asistuar në rritjen e fëmijëve. Janë lumturuar shumë, kuptohet që çdo çift do të ketë fëmijën e tyre. Por ata në momentin që kanë marrë vesh që më në fund unë kisha ngelur shtatzënë janë lumturuar pa masë. Dhe të paktën s’ e kam peng se ikën të lumtur”, u shpreh ajo mes lotësh./m.j