Deputeti i PS, Fatmir Xhafaj teksa uroi fitoren e Erion Veliajt për bashkinë e Tiranës, kishte edhe një mesazh për rivalin Belind Këlliçi. Në aktivitetin festiv në selinë e PS me rastin e fitores, Xhafa tha se ai humbi pasi zgjodhi liderin e gabuar dhe rrugën e gabuar.
Sipas Xhafajt demokratët janë qytetarë, arsyetojnë dhe dinë për kë të votojnë.
“Disa thonë se ne kishim një kundërshtar të dobët, prandaj fituam kaq thellë. Unë nuk besoj që është kështu. Do ju jap një argument. Pak metra nga kjo seli është qendra e votimit 1981 atje ku votoi kandidati rival i Erionit, ku gjithë familja e tij dhe farefisi i tij dhe humbi. E dini pse humbi ? Sepse kishte zgjedhur lideshipin e gabuar dhe rrugën e gabuar, prandaj edhe demokratët vetë nuk e mbështetën tek njësia 10, sepse demokratët janë qytetarë të këtij vendi dhe dinë të arsyetojnë dhe votojnë për jetën e tyre”, tha Fatmir Xhafaj.
Një falënderim kishte edhe për partronazhistët: “Falënderoj patronazhistët dhe dua të them që unë jam me fat që isha kryepatronazhisti i tyre. Është bukur të jesh patronazhist i tyre, më besoni mua”!/m.j