Sali Berisha ka çuditur jo pak sot, teksa ka komentuar arrestimin e Fredi Belerit. Pasi akuzoi Edi Ramën si organizator të skenarit, ai u pyet edhe për deklaratat e Belerit me karakter nacionalist.
Sipas Berishës, Fredi Beleri vërtetë mund të ketë thënë se do helenizmin e Himarës, por i falet pasi ai s’ka gjë në dorë.
“Unë kam thënë që në Himarë është një miksturë. Ka edhe qytetarë me origjinë veneciane se kështu janë portet. Ferdi Beleri ka kërkuar për pronat në intervistë. Mirëpo ai s’ka gjë në dorë që të ndryshojë historinë” – tha Berisha para gazetarëve.
/javanews/ a.r