Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka mirëpritur sot në një vizitë shtetërore Presidentin e Republikës së Polonisë, Andrzej Duda.
Pritja e mirëseardhjes është zhvilluar me ceremonial zyrtar nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Zonja e Parë Armanda Begaj.
Presidenti Begaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ndihet i nderuar të mirëpresë Presidentin Duda së bashku me bashkëshorten e tij, 20 vite nga vita e një presidenti polak në Shqipëri.
“I nderuar të mirëpres mikun tim Andrzej Duda së bashku me bashkëshorten e tij, 20 vite nga vizita e fundit e një presidenti polak në Shqipëri.”
Nga ora 12:20-12:50 dy presidentët do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Ndërsa nga ora 16:30-17:15, dy krerët e shteteve do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik, Shqipëri-Poloni.
/a.r