Një ngjarje e rëndë është është zbuluar së fundmit në Holandë, ku një burrë në qytetin e Landgraaf, mbajti trupin e babait të tij të vdekur në një frigorifer për më shumë se një vit.
Ai pretendon se e ka kryer këtë veprim në mënyrë që të fliste akoma me babanë e tij.
Burri, emri i të cilit nuk është bërë publik, ka dëshmuar se babai i tij vdiq 18 muaj më parë në moshën 101-vjeçare.
“Nuk doja të humbisja babain tim.”, tha 82-vjeçari, raportojnë mediat e huaja.
Policia e mori vesh situatën kur ish-mjeku i të vdekurit lajmëroi policinë. Ekspertët e gjetën shtëpinë e 82-vjeçarit në rrëmujë dhe po i jep atij një javë kohë për të pastruar përpara se autoritetet të vlerësojnë nëse ai është i aftë për të jetuar vetë.