Luiz Ejlli ishte një ndër banorët më të përfolur në “Big Brother VIP”, i cili apasionoi të gjithë publikun.
Megjithatë, pas daljes së tij nga BBVIP, ai nuk është shfaqur shumë në publik, e po ashtu nuk ka qenë aktiv as në Instagramin e tij.
Së fundmi në Facebook me emrin e këngëtarit ka bërë një reagim duke falenderuar fansat, dhe për këtë arsye të gjithë kanë menduar se kjo faqe menaxhohej nga Luizi.
Por kjo është hedhur poshtë nga shoku i këngëtarit, Jon Ndoja, i cili me anë të një reagimi ka akuzuar persona të tjerë që po kërkojnë të përfitojnë në emër të Luizit. Ai shprehet se Luizi si rrjet social ka vetëm instagramin dhe ende nuk ka reaguar.