Emocionet mbërthyen “Stark Arena”në Beograd të Serbisë, pak para lojës së basketbollit mes Partizanit dhe Real Madridit. Tifozët e ekipit serb u panë me lot në sy dhe me trëndafila në duar.
Ata vendosën të mbajnë një minutë heshtje në nder të viktimave të masakrës së shkollës së Beogradit, ku humbën jetën 9 persona dhe u plagosën 7 të tjerë.
Pas këtij momenti ata hodhën lule në fushën e lojës, ku dominon trëndafilat e bardhë. Ata refuzuan të këndojnë siç bëjnë zakonisht në ndeshjet e tjera, kjo si një shenjë zie.
Madje para ndeshjes, bëjnë me dije mediat e huaja, qindra serbë lanë jashtë stadiumit trëndafila të bardhë. Partizani priti dje Real Madridin për ndeshjen e katërt të çerekfinaleve të Euroligës.