Para pak ditëve, Olivier Giroud dhe Milan vendosën të vijojnë bashkëpunimin me francezin që rinovoi kontratën me kuqezinjtë deri në vitin 2024, me opsion rinovimin edhe për një tjetër sezon. Në një intervistë të fundit për L’Equipe sulmuesi shprehet se pas Botërorit mund të bënte edhe zgjedhje të tjera në karrierë, mirëpo mendimi i tij i vetëm ishte Milani.
“Rinovimi ishte kompesimi i dy vitesh shumë të bukura me Milanin. Kam fituar një kampionat në Itali dhe jam ambientuar shumë shpejt. Kam besimin e klubit dhe jam pritur shumë mirë nga tifozët, të gjithë ishim të bindur për të vijuar këtë aventurë.
Kam ende shumë objektiva për të përmbushur. A kisha tundime për të tjera zgjedhje? E vërteta është se pas Botërorit mund të bëja çfarë të doja dhe të dëshiroja të tjera sfida, por idea e vetme ishte që të vijojë këtë aventurë me Milanin të paktën deri në qershorin e vitit 2024”, u shpreh Giroud.